‘Met Office’ lëshoi një paralajmërim të verdhë për reshje shiu në Skoci dhe Irlandën e Veriut nga mesdita e së premtes, duke përfshirë zonat e goditura nga përmbytjet javën e kaluar.
Reshjet do zgjasin të paktën deri në orën 18:00 të së shtunës, dhe Parashikimi i përmbytjeve në Skoci paralajmëroi se ka të ngjarë se gjatë ditëve të ardhshme do ketë “ndikime të rëndësishme të përmbytjeve”.
Shi i dendur pritet të bjerë në zonat që tashmë kanë nivele të larta uji dhe tokë të ngopur për shkak të stuhisë Babet.
Ndër zonat më të goditura është Brechin në Angus, ku qindra shtëpi u desh të evakuoheshin pasi lumi South Esk shpërtheu.
Ministri Humza Yousaf vizitoi qytetin këtë javë dhe premtoi financimin e qeverisë skoceze, por paralajmëroi: “Do të jetë një rrugë e gjatë drejt rimëkëmbjes”.