Mbretëria e Bashkuar është në diskutime me Ukrainën se si të ndihmojë në nxjerrjen e grurit nga vendi pasi Rusia ka bllokuar portet e saj kryesore detare, thotë sekretari i saj i transportit.
Grant Shapps tha se ishte shumë i shqetësuar për këtë çështje dhe u takua me ministrin ukrainas të infrastrukturës Oleksandr Kubrakov javën e kaluar.
“Ne po shikojmë të gjitha opsionet e ndryshme … ka shumë mënyra të ndryshme potenciale për të nxjerrë grurë dhe mallra të tjera jashtë vendit”, shtoi Shapps. “Është absolutisht thelbësore që ne ta bëjmë këtë, përndryshe mund të ketë shumë uri dhe madje edhe krizë urie”./UBTNews/