UBT News

Britania e Madhe me më së shumti raste të variantit indian të COVID-19

Varianti i COVID-19, B.1.617, që së pari u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar, u përhap edhe në 44 vende tjera. Kështu njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të OBSh-së, Britania e Madhe është vendi me më së shumti raste të identifikuara të variantit indian të COVID-19.

Përveç Indisë, Britania e Madhe ka numrin më të madh të rasteve me këtë variant, i cili po konsiderohet si “shqetësim kombëtar”, dhe u emërua “B.1.617.2”.

OBSh-ja e klasifikoi si “variant shqetësimi”, një tregues që dëshmon ashpërsinë dhe përhapjen e madhe të këtij varianti.

Nga 17 maji pritet që Britania e Madhe t’i lehtësojë disa masa./UBTNews

Exit mobile version