UBT News

Britania e Madhe i bën thirrje Rusisë të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace i ka kërkuar Moskës të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare pasiqë një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi.

“Çelësi është se të gjitha palët e respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne i bëjmë thirrje edhe Rusisë të veprojë ashtu”, deklaroi Wallace gjatë një vizite në Tokio.

“Amerikanët kanë thënë se mendojnë se është joprofesionale”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version