Britania e Madhe do të vendosë edhe më shumë sanksione ndaj Rusisë derisa ajo të tërhiqet nga Ukraina, tha sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss. Ajo i tha Parlamentit: “Ne do të vazhdojmë të vendosim sa më shumë sanksione, ne do të vazhdojmë të ndalojmë importimin e mallrave nga Rusia derisa të shohim që Rusia po tërhiqet plotësisht nga Ukraina“.
Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.
Miliona tonë drithë kanë ngecur në portet e Detit të Zi ndërsa luftanijet ruse bllokojnë bregdetin./UBTNews/