UBT News

Britania e Madhe e akuzon Rusinë për ndërhyrje në demokraci

Britania e Madhe e akuzoi Rusinë për sulme kibernetike me qëllim për penguar demokracinë e vendit.

Në një njoftim për media, u tha se Shërbimi Federal i Sigurisë, pasardhës i KGB-së, qëndron pas “përpjekjeve për të ndërhyrë” në proceset politike të Britanisë së Madhe.

Politikanë, nëpunës civilë, gazetarë, OJQ dhe organizata të tjera të shoqërisë civile ishin në shënjestër gjatë operacioneve kibernetike nga shërbimet e inteligjencës ruse dhe grupet tjera. Sipas njoftimit, qëllimi i Rusisë ishte të “minonte besimin në politikë” duke rrjedhur në mënyrë selektive dhe duke zgjeruar publikimin e informacionit.

Zyra e Jashtme pretendoi se sulmet kanë qenë kryesisht të pasuksesshme, megjithëse pranoi se disa prej tyre çuan në “rrjedhjen e dokumenteve”.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (NCSC), Lindy Cameron ka paralajmëruar më parë se Mbretëria e Bashkuar nuk po bën sa duhet për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike.

Ministria e Jashtme tha se ka sanksionuar individë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm./UBTNews/

Exit mobile version