Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në Ukrainën perëndimore dhe lindore për t’iu siguruar strehim ukrainasve që u detyruan të largohen si pasojë e luftës, konfirmoi qeveria britanike.
Britania e Madhe njoftoi 11 milionë euro për të ndëruar strehimore të përkohshme dhe për t’iu siguruar furnizim me energji elektrike. Këto fshatra do të strehojnë mbi 700 ukrainas.
Më shumë se 17.6 milionë persona mendohet se kanë nevojë humanitare në Ukrainë. Tetë milionë janë regjistruar si refugjatë në Evropë./UBTNews/