Zyrtarët britanikë e kanë dënuar sulmin në stacionin e trenit në Kramatorsk, në të cilin mbetën të vdekur dhjetëra persona, sipas zyrtarëve ukrainas.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se sulmi ndaj civilëve dhe infrastrukturës “përbën krim lufte” dhe tha se raketat precize synojnë njerëzit që përpiqen të kërkojnë strehim humanitar.
Sekretarja e Jashtme, Liz Truss tha se “është e tmerruar” nga sulmi dhe përsëriti se “shënjestrimi i civilëve është krim lufte”.
“Ne do ta mbajmë përgjegjës Rusinë dhe Putinin”, shtoi ajo.
Rusia mohoi ta ketë kryer sulmin./UBTNews/