UBT News

Britania e Madhe ashpërson sanksionet ndaj Gardës Revolucionare të Iranit për shtypjen e protestuesve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ashpërsoi të hënën sanksionet kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, si pjesë e kufizimeve të reja ndaj Teheranit nën dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly njoftoi rreth ndalesës së udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve të katër individëve dhe Gardës Revolucionare. Ai tha se ndalesa është bërë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Mbi 70 zyrtarëve dhe subjekteve iraniane i janë ngrirë asetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe iu është ndaluar udhëtimi që nga tetori i vitit të kaluar./UBTNews/

Exit mobile version