UBT News

Britania e Madhe aprovon vaksinën Janssen për përdorim kundër COVID-19

Vaksina kundër COVID-19 e Johnson & Johnson, që njihet si Janssen – dhe merret me vetëm një dozë, është aprovuar për përdorim nga rregullatorët e Britanisë së Madhe.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka siguruar 20 milionë doza të kësaj vaksine dhe pritet që të fillojë vaksinimin me këtë vaksinë gjatë këtij viti.

“Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka njoftuar sot se vaksina Janssen i përmbush standardet e sigurisë, kualitetit dhe është efektive”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Boris Johnson mirëpriti lajmin në Twitter, duke thënë se “kjo do të jetë një nxitje tjetër në programin e suksesshëm të vaksinimit”./UBTNews

Exit mobile version