Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë sisteme raketash për të ndihmuar në mbrojtjen kundër Rusisë, tha të mërkurën sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace.
Britania do të dërgojë raketat M270 të afta për të goditur objektiva deri në 80 kilometra larg, duke ofruar “një nxitje të konsiderueshme në aftësinë për forcat ukrainase”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Britanike.
Lëvizja është “koordinuar” me vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Ukrainës Sistemin e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) – një variant i sistemeve të raketave me shumë lëshime që do të dhurohen nga MB, shtohet në deklaratë.
“Britania e Bashkuar qëndron me Ukrainën dhe ka marrë një rol udhëheqës në furnizimin e trupave të saj heroike me armët jetike që u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Wallace./UBTNews/