“Në Britaninë e Madhe kanë nisur konsultimet që do të shqyrtojnë qëllimet e rritjes së shitjes së automjeteve elektrike (EV) për industrinë e automobilave|, tha ministrja e Financave Rachel Reeves.
“Ne duam që njerëzit të blejnë automjete elektrike, por duam gjithashtu të mbajmë vende pune dhe investime në Britani”, theksoi ajo, sipas Reuters.
Industria britanike e makinave ka paralajmëruar më parë se vendosja e objektivave të shitjeve për automjetet elektrike mund të çojë në mbylljen e fabrikave dhe humbjen e vendeve të punës.
Ritmi i tranzicionit në EV-të miqësore me klimën po ka efekte negative në tregun e makinave dhe në tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar për investitorët, paralajmëroi Shoqata e Prodhuesve të Motorëve (SMMT) javën e kaluar. Objektivi i përgjithshëm i vitit 2030 për të ndaluar shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë mbetet në fuqi.