UBT News

Britania dërgon raketa në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Ukrainës për herë të parë një numër raketash të fuqishme për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore ruse.

Raketat AMRAAM – të afta për të rrëzuar raketa lundrimi – do të ndihmojnë në armatosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore që do t’i jepen Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara.

Mungesa e furnizimit të këtyre sistemeve nënkupton se aleatët perëndimorë, të cilët takohen këtë javë në Bruksel, po përpiqen të përmbushin kërkesat gjithnjë e më urgjente nga qeveria në Kiev për të mbrojtur qiejt e Ukrainës nga sulmet me raketa ruse dhe dron./UBTNews/

Exit mobile version