Britania tha të premten se i ka dhënë Ukrainës më shumë se 1 mijë detektorë metali dhe 100 pajisje për çaktivizimin e bombave për të ndihmuar në pastrimin e fushave të minuara në shembullin e fundit të mbështetjes ushtarake për vendin në konfliktin me Rusinë.
“Përdorimi i minave tokësore nga Rusia dhe shënjestrimi i infrastrukturës civile nënvizojnë mizorinë tronditëse të pushtimit të Putinit”, tha në një deklaratë ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace.
“Kjo paketë e fundit e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar do të ndihmojë Ukrainën të pastrojë në mënyrë të sigurt tokën dhe ndërtesat ndërsa rimerr territorin e saj të ligjshëm”, deklaroi ai tutje./UBTNews/