UBT News

Britani e Madhe: Shtyhet sërish legjislacioni i sigurisë në internet

Janë shtyrë sërish planet për të ‘goditur’ përmbajtjen e dëmshme në internet. Projektligji i Sigurisë në internet ka për qëllim t’i mbajë përgjegjëse mediat sociale sikurse Twitter dhe Facebook për gjetjen dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme.

Organizatat e fëmijëve thonë se është urgjentisht e nevojshme për të mbrojtur të rinjtë nga abuzimi, por grupet e lirive civile thonë se është kjo përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Besimi i miliarderit Elon Musk në “fjalën e lirë absolute” dhe planet e tij pasi e bleu Twitterin, mund të bien ndesh me projektligjin ashtu siç është.

Legjislacioni do t’i detyrojë platformat të heqin të gjithë përmbajtjen e paligjshme dhe të ndërmarrin veprime kundër materialeve të përcaktuara “ligjore, por të dëmshme”.

Kompanitë mund të përballen me gjoba që arrijnë në miliarda funta ose t’iu mbyllen faqet nëse i shkelin rregullat./UBTNews/

Exit mobile version