Keir Starmer ka thënë se Jeremy Corbyn nuk do të kandidojë si kandidat i Partisë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britani të Madhe.
I pyetur nga gazetarët, Starmer tha: “Më lejoni të jem shumë i qartë për këtë: Jeremy Corbyn nuk do të kandidojë për Laburistët në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i Partisë Laburiste”.
“Ajo që thashë për ndryshimin e partisë, doja të thoja, dhe ne nuk do të kthehemi pas, dhe kjo është arsyeja pse Jeremy Corbyn nuk do të kandidojë si kandidat laburist në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, shtoi ai tutje./UBTNews/