UBT News

Brenda pallatit të një diktatori

Nga Tim Ogden

“The Spectator”

Ushtarë të armatosur ruajnë kompleksin e rrethuar me tela me gjemba. Helikopterët gumëzhijnë rreth parametrit të tij, duke fluturuar mbi kokat e shumë njerëzve që bëjnë shëtitje aty poshtë me biçikleta. Grupe të ndryshme vajzash gazmore flirtojnë me rojet e veshur më kamuflazh.

Por këta të fundit nuk shpërqendrohen dhe janë të vëmendshëm ndaj personave të mundshëm problematikë. Kjo është Mezhihirja, ish-rezidenca e presidentit ukrainas të mërguar Viktor Janukoviç.

Godina është e hapur për publikun që kur ish-udhëheqësi komunist u arratis në Rusi në vitin 2014 pas një revolucioni pro-perëndimor që ndodhi një Ukrainë. Tabelat e mëdha shoqërojnë parkun tematik të autokratit, duke ofruar një ditë të këndshme familjare:një muze, vend për organizimin e dasmave, një park ujor dhe një kopsht zoologjik. Në krye gjendet godina, një ndërtesë e çuditshme.

Sipas fjalëve të një miku ukrainas “duket sikur një grup arkitektësh të tmerruar e pyetën Janukoviç “Çfarë stili do të donit? Klasik? Alpin? Barok?”, dhe përgjigjja ishte thjesht “Po”. Secili arkitekt klasik i ka projektuar dikur bidetë e banjos të veshura me ar, këtë nuk e di askush.

Këtu ndodhej edhe sheshi i lojërave i Janukoviç. Makinat, një kurs golfi i kompletuar me karroca, ndërtesa luksoze, rrugë ujore private dhe një seri trungjesh që ngjiten në kodrën pranë ndërtesës, të rregulluara si të ishin shkallë.

Janukoviç pretendonte se ishte në gjendje aq të mirë fizike saqë vraponte rregullisht lart e poshtë trungjeve 10 herë në ditë. Një video e shkurtër e hedhur në internet ku ai përpiqet të bëjë disa hapa u bë virale.

Po këtu ndodhet edhe një apartament i rezervuar dikur enkas për Vladimir Putin, që tani mbështet Janukoviç gjatë mërgimit të tij në Rusi. Është një godinë modeste në krahasim me pallatin kryesor, e kundërta me “Nënën Rusi” dhe ish vasalin e saj perëndimor.

I pyeta rojet pse nuk na lejuan që të hyjmë. Nuk na u dha asnjë shpjegim. Janukoviç ushqehej në një restorant mbi një anije me vela të ndodhur në një nga kanalet ujore të ndërtuara enkas në rezidencë.

Vetëm banjoja dhe dyshemetë e saj prej mermeri të praruar, kushtojnë 3 milionë  dollarë.

Aty pranë ndodhej një kopsht zoologjik kafshët, ku tani gjenden strucët që dikur vraponin lirshëm nëpër tokë. Janukoviç pretendonte se i kishte gjetur atje strucët, diçka e pabesueshme për një kafshë që zakonisht jeton në Afrikë.

Për një politikan post-sovjetik, koleksioni i makinave i Janukoviç tregon se ai ishte një njeri i fiksuar pas Perëndimit:një makine e markës “Bentley” e epokës së viteve 1950, një seri kamionësh të ushtrisë amerikane, dhe një makinë e policisë amerikane e viteve 1980.

Edhe Bibla e kishës private është e mbuluar me ar. Ekzistenca e kishës së vogël brenda resortit është tipike e “martesës” midis Kishës Ortodokse dhe politikanëve të korruptuar: ajo nuk mund të kishte funksionuar dot kurrë pa miratimin e autoriteteve patriarkale.

Edhe pse u ndërtua si një kishë private, aty janë zhvilluar shumë ceremoni martesore ukrainase. Ndoshta çiftet që zgjedhin të martohen këtu mendojnë se po ia kalojnë diktatorit të tyre të dikurshëm, apo sikur po përfitojnë pak nga ajo pasuri përrallore.

Çiftet puthen përpara një portreti vërtet të pazakontë të Krishtit:ngjashmëria e tij shfaqet krahas shtizës së Longinus, poshtë tij ndodhen një çekan metalik masonik dhe një sërë darësh, por edhe një kafkë dhe disa kocka të tjera.

Sipas të gjitha dëshmive, Janukoviç vazhdon të jetojë në luks. Ndërsa ai mund të kënaqet me jetën që po bën, ndoshta po privohet nga diçka për shkak të mërgimit të tij të detyruar:bideja prej ari mbetet larg prej tij, dhe po kështu edhe zogjtë, që sipas Janukoviç, ishin mbështetësit e tij më të fortë. Një diktator i mërguar nga vendi dhe larg strucëve të tij, nuk mund të jetë një njeri i lumtur. / bota.al

Exit mobile version