Vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë braktisur tre fëmijë. Prindërit e fëmijëve kanë qenë nga regjione të ndryshme të vendit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore, thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore. Një është nga komuna e Ferizajt, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.
ASK-ja njofton se gjatë periudhës janar-prill janë braktisur dhjetë fëmijë.