Boghdanivka është një fshat i vogël bujqësor në rrugën në veri nga Kievi në Chernihiv, në lindje të lumit Dnipro.
Për disa javë në muajt mars dhe prill, u pushtua nga trupat ruse që po tentonin të avanconin në kryeqytet, në Kiev. Ata lanë pas kujtimet e torturës, dhimbjes, e përjetimeve, duke kërkuar dëshpërimisht të dashurit e tyre.
Ky është rrëfimi i fshatit Boghdanivka, por mund të jetë një nga fshatrat e panumërt në Ukrainë ku jeta e njerëzve ka ndryshuar brenda 100 ditësh lufte.
“Ai e ngarkoi automatikun e tij dhe tha: ‘Tani do të vrasim’”.
Alexsandr (s’është emri i tij i vërtetë) fshehu rrrobat që i veshi natën që rusët erdhën ta merrnin – ai po i mban ato në një vend të sigurt si dëshmi për krime lufte.
“Ai (ushtari) më goditi në kokë me dorezën e një thike. Më goditi pas shpine. Më pas m’i vuri duart në tavolinë dhe i goditi tri herë me kondakun e automatikut. Krahun tashmë ia kishte lënduar keq. Kuptova që ishte një frakturë. Ti je nazist. Ku i fsheh nazistët?“, vazhdoi ai duke treguar se e kanë sulmuar pesë burra.
Ushtarët rusë shkuan shtëpi më shtëpi dhe lanë shenja te portat e njerëzve që jetonin aty. Si çdonjëri, edhe në shtëpinë e Yulia Vasylenko-s trokitën trupat ruse – ajo është e martuar me një polic, Viacheslav. Ai u largua që nga ajo ditë dhe nuk u pa më.
“Pesë ushtarë erdhën. Dy brenda shtëpisë dhe tre të tjerë pritën jashtë në rrugë. Ne nuk e kemi parë atë që nga ajo ditë dhe nuk dimë asgjë për të. Uroj të jetë në burg – ne na duhet i gjallë, na mungon”, deklaroi ajo./UBTNews/