Luftëtarët talibanë tani drejtojnë burgun Pul-e Charkhi, i cili konsiderohet burg i sigurisë së lartë në periferi të Kabulit, transmeton UBT News.
Shtetet e Bashkuara e përdorën atë gjatë pranisë së tyre në Afganistan. Kompleksi u quajt “Guantanamo” dhe kishte mbajtur aty rreth 2.500 luftëtarë talibanë të dënuar.
Tani ata janë roje, dhe kështu ata ftuan gazetaren e Euronews për një turne brenda burgut.
Shumica e qelive janë bosh. Ato nga talibanët shihen si “përkujtuese e poshtërimit dhe padrejtësisë që vuajtën në të kaluarën”.
Ata thonë se qelitë ishin të stërmbushura dhe mënyren se si mbaheshin të burgosurit e përshkruajtën me fjalën ‘e neveritshme’‘!
Tani që talibanët kanë marrë Afganistanin, ata thonë se ka rreth 60 të burgosur në këtë kompleks dhe se ata po trajtohen në mënyrë të drejtë.
“Ne po përpiqemi t’i mbajmë të ulëta nivelet e krimit. Dhe masat do të shpallen brenda një jave apo më shumë“, thotë drejtori i burgut, Sharafatullah Hozaifa, i cili thotë se ka qenë një taliban që nga fillimi i lëvizjes.
“Gjithçka është falur dhe është koha për një kapitull të ri. Ne nuk duam hakmarrje.
Amnistia është shpallur. Të gjithë afganët që ishin ushtarë ose policë u falën“, tha ai.
Megjithatë gjatë vizitës së gazetares në burg, të burgosurit treguan një histori tjetër. Sipas 22 vjeçarit Mohamad, ai dhe katër persona u rrahën nga një ushtar taleban pas një mosmarrveshjeje kur atij iu kishte kërkuar të paguanin 250 para afgane më shumë për një pulë në një hotel.
Ai dhe të tjerët po e vazhdojnë dënimin e tij.
“Ne duam të jemi me familjet tona. Ne nuk jemi kriminelë. Ata nuk kanë asnjë provë për krimet tona” shtoi ai.
Burimi: Euronews
Përktheu dhe përshtati: UBT News
Kronikën e plotë e gjeni më poshtë: