UBT News

Brenda 6 muajve ngriten 71 aktakuza për dhunë në familjen në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 aktakuza, kundër 71 personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Përmes një komunikate për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se kjo prokurori mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

“Po ashtu është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet tutje në komunikatë.

Exit mobile version