UBT News

“Bregu i Diellit” pa ujë

Për shkak të dëmtimit të një gypi të ujit në rrugën “Xheladin Hana”, është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

KRU Prishtina njofton se gypi është dëmtuar para pak çastesh, ndërsa ka thënë se ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton konsumatorët e lagjes “ Bregu i Diellit “ në Prishtinë , konkretisht rruga “Xheladin Hana” se para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 mm. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina./UBTNews

Exit mobile version