UBT News

Brazili vazhdon kërkimet për gazetarin e zhdukur britanik

Ministri i drejtësisë i Brazilit tha të martën se po vazhdojnë kërkimet në pyjet tropikale të Amazonës për gazetarin britanik Dom Phillips dhe ekspertin indigjen Bruno Pereira, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë ende që nga fillimi i muajit.

Anderson Torres tha se vendi ku u zhdukën Phillips dhe Pereira në Amazonë është një rajon i ndërlikuar, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Brazilit Agencia Brasil.

Torres tha: “Kërkimet vazhdojnë siç kam premtuar. U takova me ministrat amerikanë dhe britanikë. U premtova se nuk do të ndalja kërkimet pa përdorur të gjitha objektet në atë zone”.

Phillips, 57-vjeçar, që punon për The Guardian dhe udhëtoi drejt rajonit për të shkruar libër rreth njerëzve indigjenë në Amazonë, dhe Pereira, 41-vjeçar, ekspert në Fondacionin Kombëtar Indigjen të lidhur me Qeverinë, janë zhdukur që nga 5 qershori./UBTNews/

Exit mobile version