Autoritetet në qytetin më të madh të Brazilit filluan një “festival vaksinimi” 34-orësh që kishte në cak të rinjtë nga mosha 18 deri në 21 vjeç, si pjesë e përpjekjeve për të vaksinuar të gjithë të rriturit me dozën e parë deri mesnatën e së dielës.
Autoritetet shëndetësore prisnin që rreth 600 mijë njerëz të ndiqnin festivalin në Sao Paulo.
13 vende vaksinimi me makinë dhe tre të tjera u hapën në orën 7 të mëngjesit të shtunën
Muzika live dhe interpretuesit e rrugës argëtuan njerëzit që prisnin në radhë për t’u vaksinuar, megjithëse askush nuk u lejua të linte makinën e tyre, raporton AP.
Sipas Qeverisë së Shtetit të São Paulo, deri të shtunën në mbrëmje, 90.15% e popullsisë së rritur të shtetit kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19.
Gati 12 milionë njerëz kanë marrë dy doza dhe 1.1 milionë janë vaksinuar me vaksinën me një dozë Janssen.
Brazili ka regjistruar mbi 567,800 vdekje nga COVID-19 sipas Universitetit Johns Hopkins.