Të enjten në Brazil janë regjistruar 73 mijë raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 15 milionë që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë raportuar 2 mijë e 550 raste të vdekjes nga COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 416 mijë e 949.
Teksa vendi po përballet me shpërthim të rasteve dhe procesi i vaksinimit po shkon ngadalë, vendi pa pak shpresë në horizont pas njoftimit të Qeverisë se do të blejë 100 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer. Kontrata e re pritet të nënshkruhet së shpejti.
Dozat e para të Pfizerit arritën në Brazil javën e kaluar./UBTNews