UBT News

Brazili gjobit Telegramin

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, gjobiti aplikacionin Telegram të mërkurën për mospezullimin e llogarisë së një zyrtari të zgjedhur të ekstremit të djathtë dhe influencuesit të mediave sociale, sipas një njoftimi nga Gjykata e Lartë.

Gjatë muajit janar, gjykata urdhëroi Telegramin të pezullojë llogaritë e Nikolas Ferreiras dhe të tjerëve “për të ndaluar përhapjen e manifestimeve kriminale”.

Nga gjykata thonë se mospezullimi i llogarisë së tij “konsiderohet bashkëpunim indirekt për vazhdimin e aktiviteteve kriminale”.

Ferreira, një përfaqësues federal nga shteti i Minas Gerais, ka më shumë se 300 mijë abonentë në Telegram, 3.6 milionë ndjekës në Tik Tok dhe mbi 6 milionë ndjekës në Instagram. Ai tenton të postojë përmbajtje ungjillore dhe të së djathtës ekstreme dhe të mbështesë ish-presidentin brazilian, Jair Bolsonaro./UBTNews/

Exit mobile version