UBT News

Brazili aprovon vaksinën Pfizer për të miturit mbi 12 vjeç

Në Brazil është aprovuar të enjten vaksina e parë për të miturit e moshës mbi 12-vjeçare nga Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit.

Vaksina Pfizer/BioNTech u autorizua pas studimeve jashtë Brazilit, dhe është e vetmja vaksinë që u aprovua për përdorim te fëmijët nën 18 vjeç.

Brazili ka pranuar 2.3 milionë doza të Pfizerit këtë javë, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shtetet brenda disa ditësh. Në total kompania farmaceutike ka dërguar 5.9 milionë doza në Brazil dhe kontrata me Qeverinë parasheh në total 200 milionë doza deri në fund të vitit./UBTNews

Exit mobile version