Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit.
BBC raporton se policia nisi operacionin pasi mori njoftime se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për bandën e tyre. Dy pasagjerë në një tren u goditën nga plumbat, por mbijetuan.
Policia në qytetin Brazilian konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të tyre, Inspektorit Andre Leonardo de Mello Frias. Një deklaratë në Facebook policia tha se “ai nderoi profesionin që e donte dhe do të na mungojë”.
Shefi i policisë Ronaldo Oliveira tha se ngjarja e së enjtes ishte “numri më i madh i vdekjeve në një operacion policor në Rio”.FOTO GALERI1/11