Në muajt para humbjes së tij në zgjedhje, Bolsonaro mbolli vazhdimisht dyshime për legjitimitetin e votës, pa përmendur asnjë provë për pretendimet e tij të ndryshme. Përpjekja e tij për të sugjeruar se çdo humbje ishte rezultat i mashtrimit u krahasua menjëherë me atë të Donald Trump, i cili përdori taktika të ngjashme gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në SHBA.
Pas një humbjeje të ngushtë në raundin e fundit, Bolsonaro i shtoi ato ankesa por e pati të vështirë për të fituar ndonjë justifikim nga rregullatorët dhe institucionet e Brazilit.
Kreu i gjykatës zgjedhore të Brazilit hodhi poshtë peticionin e Bolsonaros për anulimin e fletëvotimeve, duke e quajtur pretendimin e presidentit në largim se disa makineri votimi kishin keqfunksionuar “qesharake dhe të paligjshme” dhe “në dukje konspirative ndaj shtetit demokratik të ligjit”.
Poashtu Ministria e Mbrojtjes e Brazilit nuk gjeti prova të mashtrimit ose mospërputhjes në procesin zgjedhor në një raport të botuar në nëntor.
Bolsonaro megjithatë refuzoi të pranonte në mënyrë eksplicite humbjen në votim, duke këmbëngulur gjithashtu se ai do të pajtohej me kushtetutën e Brazilit gjatë dorëzimit të pushtetit te Lula. Në fund, ai u largua nga vendi në prag të inaugurimit të Lulës dhe që atëherë ka qëndruar në Florida.
Bolsonaro denoncoi veprimet e së dielës në një postim në Twitter të dielës.
Por pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u distancuar nga protesta e së dielës, ekspertët thonë se fushata mujore e Bolsonaros për të mbjellë dyshime mbi zgjedhjet hodhi themelet dhe në fund inkurajoi mbështetësit e tij të nisnin protestën e së dielës./UBTNews/