UBT News

​Braktiset një fëmijë në Fushë Kosovë, arrestohet nëna e dyshuar

Policia e Kosovës njofton se është arrestua një grua nën dyshimin se e njëjta ka braktisur fëmijën saj duke lënë vetëm në banesë.

Siç njofton policia, fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar te një familjar i tij.

“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version