UBT News

Brad Pitt pranoi se pas divorcit nga Angelina Jolie ka lënë edhe alkoolin

Brad Pitt, kujtoi vizitën e tij të parë në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ pas divorcit nga Angelina Jolie. Kjo periudhë e jetës së tij ishte e trazuar për të dhe ai vendosi të kërkonte ndihmë profesionale.

“Isha në gjunjë. Kisha nevojë të vija në vete për disa gjëra. Provova gjithçka dhe çdo gjë, gjithçka që më ofronin njerëzit. Ishte periudhë e vështirë. Kisha nevojë për një rifillim të jetës”, tha ai gjatë një paraqitjeje në podcast-in “Armchair Expert”.

Ai shkoi në një takim të ‘Alkoolistëve Anonimë’ për një vit e gjysmë, pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016.

Tani thotë se u ndje i frikësuar kur erdhi radha e tij për të folur për alkoolizmin, por se u inkurajua nga të tjerët që flisnin hapur për problemin e tyre.

“Të inkurajon të thuash: ‘Në rregull, do të dal nga zona e rehatisë dhe do të shoh çfarë ndodh’, pastaj më pëlqeu shumë”, tha ai, duke shtuar se është rritur në një mjedis ku burrat këmbëngulnin që jeta e tyre të ishte e mrekullueshme.

“Ishte e pabesueshme. Burrat ndanë përvojat e tyre, folën për të metat, lëvizjet e gabuara, dëshirat dhe atë që i lëndon me shumë humor”, tha ai.

Alkoolizmi luajti një rol të madh në divorcin nga Angelina Jolie. Ajo pretendoi se sulmoi fizikisht atë dhe fëmijët e tyre në një aeroplan ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit. Ata u divorcuan zyrtarisht në vitin 2019 dhe aktualisht ai është në një lidhje me Ines de Ramon.

Exit mobile version