Brad Pitt ka thënë se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Tom Cruise, por me një kusht: Jo më skena ekstreme.
“Nuk do të rri pezull nga avionët e Tomit. Do të punojmë kur ai të bëjë diçka më praktike,” tha Pitt me shaka për E! News, gjatë promovimit të filmit të tij të ardhshëm me temë F1.
Pitt dhe Cruise luajtën në filmin kult Interview with the Vampire më 1994, dhe kujtoi me humor si garuan me go-kart pas xhirimeve të filmit. Ndërkohë, regjisori i F1, Joseph Kosinski, i cili qëndron pas suksesit Top Gun: Maverick me Cruise, vlerësoi të dy aktorët si shumë të aftë në drejtimin e makinave, por pranoi se Cruise “i shtyn gjithmonë kufijtë” më shumë.
Graham Kelly, përgjegjës për automjetet në F1, shtoi: “Nëse do të ishte Tom Cruise në vend të Bradit, do të kishim konflikt. Tomi e çon çdo gjë në ekstrem, gjë që për ne që ndërtojmë makina është stresuese. Ndërsa Bradi është më i vetëdijshëm për kufijtë e tij.”
Interview with the Vampire pati sukses të madh në vitin 1994, me kritika pozitive, dy nominime për Oscar dhe një nominim për Kirsten Dunst në Golden Globes për rolin e Claudias.