Kreu i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar se bota është një hap larg “asgjësimit bërthamor” dhe përballet me rreziqe të papara që nga Lufta e Ftohtë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të hënën se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje të gabuar larg asgjësimit bërthamor”, mbi luftën në Ukrainë, krahas kërcënimeve të tjera bërthamore në mbarë botën.
Ai i bëri komentet gjatë një konference mbi Traktatin dhjetëvjeçar të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe përfundimisht të arrijë një botë pa armë bërthamore.
Në fjalimin e tij hapës, Guterres tha se takimi i vonuar nga pandemia, i cili synon të rishikojë marrëveshjen historike, po zhvillohej mes “rrezikut bërthamor që nuk është parë që nga kulmi i Luftës së Ftohtë”.
Konferenca është “një mundësi për të marrë masat që do të ndihmojnë në shmangien e fatkeqësive të caktuara dhe për ta vënë njerëzimin në një rrugë të re drejt një bote pa armë bërthamore”, tha ai.
Kërcënimi i katastrofës bërthamore u ngrit gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara (SHBA), Japonia, Gjermania, shefi bërthamor i OKB-së dhe shumë folës të tjerë./UBTNews/