UBT News

Bota mirëpret 2022 sërish nën hijen e COVID-19

Miliarda njerëz në mbarë botën mirëpresin vitin 2022, në një Vit të Ri të dytë të shënuar nga kufizimet e koronavirusit.

Festimet fillojnë në shtetin ishullor të Samoas, pastaj kalojnë nëpër Australi, Azi, Evropë, Amerikën e Jugut, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kaliforni, Havai dhe ishujt e pabanuar të ishullit Baker dhe ishullit Houland në Paqësor.

Shumë festa të mëdha dhe fishekzjarrë janë anuluar në mbarë botën, për shembull në Londër dhe Paris.

Diku tjetër, festimet janë zvogëluar ndjeshëm, duke përfshirë ngjarjet në Madrid dhe Rio de Zhaneiro.

Në Berlin, nuk do të ketë fishekzjarrë të mëdha në Portën e Brandenburgut dhe nuk do të ketë festime me qindra mijëra njerëz. Megjithatë, transmetuesi publik ZDF planifikon të ofrojë një shfaqje me këngëtarë si Bonnie Tyler dhe Marianne Rosenberg, ndër të tjera.

Gjermania kohët e fundit rifuti kufizimet e kontaktit për shkak të frikës së një përhapjeje të shpejtë të variantit Omicron dhe ka ndaluar shitjen e fishekzjarrëve në ditët e fundit të vitit.

Exit mobile version