Kira Glodan, një foshnje tremuajshe, është një nga viktimat e fundit të luftës në Ukrainë. Ajo u vra së bashku me të ëmën dhe gjyshen si pasojë e një sulmi raketor në Odesa të shtunën.
Vdekjet e tri gjeneratave në një familje të vetme – kanë ngjallur zemërim dhe neveri në Ukrainë, një vend tashmë i ngurtësuar nga dy muaj luftë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte thellësisht i mërzitur me rastin.
“Si e ka kërcënuar ajo Rusinë? Duket se vrasja e fëmijëve është vetëm një ide nacionale e Federatës Ruse”, deklaroi ai duke i përfshkruar ata që e kryen sulmin si “bastardë”.
Babai i Kira-s, Yuriy, e pa trupin e të ndjerës për herë të parë kur u kthye në shtëpinë e tyre të shkatërruar, të dielën.
“E gjithë bota ime u shkatërrua dje nga një raketë ruse”, thotë ai. “Ajo që po ndodh është një pikëllim për familjen time, për qytetin tonë, për Ukrainën, është një pikëllim për të gjithë qytetërimin. Shpresoj që historia jonë të ndihmojë në ndalimin e kësaj lufte”, shtoi ai më tej./UBTNews/