Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë masa urgjent për të ndalur krizën humanitare që po e përshkon Gazën. Kështu deklaroi ai gjatë takimit me diplomat nga vendet arabe dhe myslimane të hënën.
Një delegacion i ministave të Jashtëm të Autoritetit Palestinez, Indonezisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë po qëndrojnë në Pekin këtë javë për bisedime me qëllim të depërshkallëzimit të situates aktuale Palestinë-Izrael.
“Le të punojmë bashkarisht për të qetësuar situatën në Gaza dhe rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Wang ministrave në Pekin.
“Situata në Gaza prek të gjitha vendet anembanë botës, duke vënë në pikëpyetje ndjenjën njerëzore të së drejtës dhe të gabuarës, si dhe në fund të njerëzimit”, tha ai.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë urgjentisht, duke marrë masa efektive për të parandaluar përhapjen e kësaj tragjedie”, shtoi kryediplomati i Pekinit./UBTNews/