Fjala “robot” u krijua në vitin 1920 nga dramaturgu çek Karel Capek. Në “R.U.R.”, Robotët Universal të Rossum, Capek imagjinoi shërbëtorë artificial, plotësisht funksional. Megjithatë, në pjesën më të madhe të historisë së tyre, robotët kanë qenë pajisje mekanike, memecë.
Megjithatë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Robotët kanë përfituar nga inovacionet e shpejta në telefonat inteligjentë, të cilët sollën kamera dhe sensorë, komunikime të shpejta me valë dhe çipa kompjuterikë të fuqishëm e më të vegjël. Zhvillimet e fundit rreth makinerive kanë shtuar softuerë për t’i bërë robotët që të jenë më të informuar rreth mjedisit të tyre dhe i kanë pajisur ata për të marrë vendime më të mençura.
Robotët po ndikojnë që mjediset industriale të menaxhohen me kujdes për jetën e përditshme dhe në vitet e ardhshme do të punojnë gjithnjë e më shumë në supermarkete, klinika, kujdes social dhe jo vetëm kaq./UBTNews/