UBT News

Borrell u bën thirrje aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë tanke sa më shpejt që është e mundur

European Union foreign policy chief Josep Borrell looks on at the start of a two-day meeting of the alliance's Defence Ministers at the NATO headquarters in Brussels on February 14, 2023. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka kërkuar aleatëve të Ukrainës të ndjekin Gjermaninë dhe “të dorëzojnë sa më shumë tanke dhe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Duke folur për transmetuesin Phoenix të Gjermanisë, Borrell tha sot se do të jetë zhgënjyese “pasi këto vende ia kanë drejtuar gishtin Gjermanisë që s’po bën asgjë, dhe tani nuk do ta ndjekin atë”. Ai ritheksoi nevojën e Ukrainës për tanke.

“Na duhen këto tanke, Ukrainës i duhen të gjitha tanket që mund t’ia dërgoni. Ne duhet ta mbështesim Ukrainën dhe kjo duhet të ndodhë”, tha mes tjerash ai.

“Ne duhet të kërkojmë një përgjigje. Unë e di se ka qindra tanke në ushtritë e BE-së, disa prej tyre duhet të rinovohen, prandaj ju duhet ta bëni atë, dhe ta bëni sa më shpejt, sepse në pranverë, do të jetë vonë”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version