Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka thënë se lufta në Lindjen e Mesme është afër zgjerimit. Kjo pasiqë sipas tij, mund të nis edhe një konflikt në Liban. Deklaratat i dha vetëm disa ditë pasi grupi libanez Hezbollah kërcënoi Qipron.
“Rreziku që kjo luftë të prekë jugun e Libanit dhe të përhapet është çdo ditë më e madhe”, u tha Borrell gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm në Luksemburg.
“Jemi në prag të zgjerimit të luftës”.
Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar kërcënoi se do të sulmojë shtetin anëtar të BE-së, duke paralajmëruar qeverinë e Qipros që të mos hapë aeroportet dhe as bazat e saj për Izraelin./UBTNews/