Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgjidhje mbi luftën e Izraelit në Gaza pasiqë të dyja palët nuk janë në gjendje të pajtohen.
“Unë besoj se ne kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të imponohet nga jashtë sepse të dy palët nuk do të jenë në gjendje të arrijnë kurrë një marrëveshje”, tha ai në një ngjarje në Lisbonë, duke paralajmëruar gjithashtu se “nëse kjo tragjedi nuk do të përfundojë së shpejti, e gjithë Lindja e Mesme mund të përfundojë në flakë”./UBTNews/