Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se “gjithçka tregon” se Rusia qëndron pas shkatërrimit të digës Kakhovka, për të cilën Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën.
“Diga nuk u bombardua. Ajo u shkatërrua nga eksplozivët e instaluar në zonat ku ndodhen turbinat. Kjo zonë është nën kontrollin rus”, tha Borrell për televizionin publik spanjoll.
“Unë nuk isha atje për ta kuptuar se kush e bëri atë. Por gjithçka duket se tregon se nëse do të ndodhte në një zonë nën kontrollin rus, vështirë se mund të besohet se ka qenë dikush tjetër”, shtoi ai.
“Në çdo rast, pasojat për Ukrainën janë të tmerrshme, nga pikëpamja humanitare për njerëzit e zhvendosur dhe nga pikëpamja mjedisore, sepse shkatërrimi i digës do të shkaktojë një fatkeqësi ekologjike”, deklaroi ai tutje./UBTNews/