Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Austri ka takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla. Ai tha se me ta ka diskutuar për një Evropë më të bashkuar, ndërsa ka falënderuar ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që i mblodhi.
“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”, ka shkruar Borrell.
Siç kishte bërë të ditur dje BE në faqen zyrtare, Përfaqësuesi i Lartë sot do të shkojë në Wachau për Forumin vjetor të Evropës, ku do të marrë Çmimin Evropian Dr. Alois Mock.
Gjithashtu në njoftim u tha se Borrell do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor.