UBT News

Borrell: Samiti synon të krijojë lidhje të ngushta në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, Borrell ka thënë se ky samit synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit. Sipas tij, zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Samiti. Ky Samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit – anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Borrell.

Exit mobile version