Rusia është përgjegjëse për krizën globale ushqimore, tha Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten, tri ditë pasi Kremlini njoftoi se do të tërhiqet nga marrëveshja e grurit.
“Ajo çka ne e dimë është se kjo do të shkaktojë një krizë të madhe ushqimore në botë”, u tha Borrell gazetarëve para takimit me ministrat e jashtëm të BE-së.
Borrell akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm të magazinimit të grurit në Odesa, e që sipas tij do ta thellojë krizën ushqimore./UBTNews/