Bllokada ruse e porteve të Ukrainës kërcënon furnizimet me grurë për dhjetëra mijëra njerëz të cenueshëm nga uria dhe kjo duhet të përfundojë, paralajmëroi të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Është çështje jetë a vdekje për shumë qenie njerëzore. Dhe Rusia duhet të zhbllokojë dhe të lejojë eksportimin e grurit ukrainas”, u tha Borrell gazetarëve.
Negociatorët rusë dhe ukrainas do të takohen me diplomatë të OKB-së dhe turq në Stamboll të mërkurën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund bllokadës disamujore të porteve të Ukrainës./UBTNews/