UBT News

Borrell: Pagesat e karburantit të BE-së për Rusinë peshojnë më shumë se ndihma ushtarake për Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se BE-ja është dashur të reduktonte varësinë energjetike nga Rusia.

Borrell gjatë një fjalimi në në Parlamentin Evropian në Strasburg, ka thënë se BE ka shpenzuar 35 miliardë euro (29 miliardë £) për karburantin rus që nga fillimi i luftës, krahasuar me një shpenzim prej vetëm 1 miliard eurosh për Ukrainën në armë.

“Ne duhet t’i ndihmojmë [ukrainasit] të mbrohen… Ne i kemi dhënë Ukrainës një miliard euro. Mund të duket shumë, por një miliard euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që na jep”, tha ai para eurodeputetëve, raporton CNN.

Vërejtjet e tij vijnë pasi ambasadorët e BE-së takohen për të shqyrtuar një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës – duke përfshirë një ndalim të importeve të qymyrit rus.

“Sot ne i japim fund qymyrit, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e faturës”, theksoi ai.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja po “punon” për masa shtesë duke përfshirë kufizimet në importet e naftës.

Exit mobile version