Janë të vogla gjasat që një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndodh këtë vit. Kështu u shpreh përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media në Bruksel.
Kryediplomati evropian, i cili shprehi skepticizëm për në takim të ardhshëm Kurti-Vuçiq, u shpreh i prerë në themelimin e Asociacionit.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Borrell tha se nuk mund të ketë takim të ri të nivelit të lartë në dialog, derisa palët nuk kanë vullnet për rezultate konkrete.