Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell deklaroi se zgjidhja e vetme mund të gjendet përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas mbërritjes në samitin e Këshillit Evropian, Borrell u tha gazetarëve se mund të largohet nga ai takim dhe të kthehet në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ndoshta do të largohem përsëri nga takimi dhe do të ulem me liderët e Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje pa dialog për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.