Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar Moskën që të mos përdorë pretendimet për një sulm të supozuar me dron në Kremlin për të përshkallëzuar luftën e saj në Ukrainë.
Ai tha se BE-ja është e shqetësuar se sulmi “mund të përdoret për të justifikuar më shumë rekrutimin e njerëzve, më shumë ushtarë, më shumë sulme ndaj Ukrainës”, duke folur përpara një takimi me ministrat e BE-së në Bruksel.
Ai gjithashtu pranoi se Zelensky e ka mohuar se Ukraina qëndron pas sulmit.
Më herët, Kremlini tha se SHBA, pa dhënë prova, ishte përgjegjëse për sulmin dhe pretendoi se Ukraina e kishte kryer sulmin nën udhëzimet e SHBA-së, gjë që të dyja palët e kanë mohuar./UBTNews/