UBT News

Borrell mbërrin në Tiranë, nxjerr foton nga sheshi Skënderbej

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, ka mbërritur në Tiranë ku dhe do të realizojë takime intensive me krerët e vendit lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Borrell ka ndarë në Twitter një foto nga sheshi Skënderbej, ku shkruan se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.

“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, shkruan Borrell./lapsi.al/

Exit mobile version